22 BET, biggest odds Online!
Luaj
Pros
  • Krijuar më 2019
  • E licensuar në: Curacao eGaming
  • Ofron Live Betting, eSports, Casino and Live Casino
  • Ofron tërheqje të parakohshme nga basti
Cons
  • Nuk operon në USA, Australi dhe disa shtete të tjera
  • Nuk ofron LIVE STREAMING
  • Ankesat vijnë zakonisht nga të ashtuquajturit "Bonus Abusers"
  • Nuk ofron No Deposit Bonus

Tornadobet Sportsbook

tornado bet home page
Tornado Bet Sportsbook Home Page

Tornadobet është një platformë bastesh sportive dhe lojërash fati online me bazë në Maltë, e cila startoi aktivitetin e saj në vitin 2019. Pavarësisht se është një emër realtivisht i ri në treg, Tornadobet ka fituar popullaritet mes shumë lojtarëve, sidomos në shtetet europiane, por jo vetëm. Kjo dhe për shkak se faqja online ofrohet në disa gjuhë, mes tyre: anglisht, portugalisht, gjermanisht, polonisht, italisht dhe spanjisht. Tornadobet është pjesë e grupit prestigjoz Media Entertainment NV, dhe zotëron një licensë të rregullt nga autoriteti i kontrollit të lojërave në Curacao. Kjo do të thotë se siguria e lojtarëve dhe lojërat me shanse reale për të fituar, janë standarte që nuk vihen asnjëherë në dyshim nga Tornadobet.

Ndërfaqja e Tornadobet

Tornadobet ofron një ndërfaqe të thjeshtë dhe të lehtë në navigim nga ana e përdoruesëve. Kjo pasi dizajni i përmbahet atij klasik, që mund të shihet dhe në shumë faqe të ngjashme. Në shiritin kryesor në krye të faqes mund të navigoni në kategoritë kryesore që Tornadobet ofron, ku përfshihen: sportet, eventet live, lojërat e kazinosë, promocionet aktive, si dhe lojërat virtuale. Ndërkohë në shiritin anësor në krah të majtë do të gjeni kompeticionet kryesore sportive, si dhe sportet ku mund të provoni fatin tuaj. Ndërsa në pjesën kryesore të faqes, e pozicionuar në mes, do të gjeni eventet e fundit nga kompeticionet më popullore.

A ka Tornado bet një aplikacion mobile?

Jo, për fat të keq Tornadobet ende nuk ka një aplikacion të veçantë për iOS apo Android. Megjithatë, faqja online është e përshtatur në mënyrë perfekte dhe për pajisjet mobile. Kjo do të thotë se lojtarët mund të luajnë lojërat e tyre të preferuara të kazinosë, ose të vendosin baste sportive nga smartphone-i i tyre, njëlloj si në versionin desktop të platformës.

Si të regjistroheni në Tornadobet?

Procesi i regjistrimit në Tornadobet është mjaft i thjeshtë. Mjafton të ndiqni disa hapa dhe brenda pak minutash ju do të keni llogarinë tuaj. 

  1. Fillimisht klikoni tek butoni “Join” në krye të faqes në të djathtë.
  2. Më pas, plotësoni të dhënat tuaja personale si dhe vendosni kodin promocional “ELIS-CODE-HERE”, për të përfituar nga oferta e mirëseardhjes.
  3. Konfirmoni se keni lexuar politikat e faqes duke çekuar kuadratët dhe klikoni butonin “Register”.
  4. Në fund verifikoni identitetin tuaj duke ngarkuar foto të dokumentave identifikuese nëse është e nevojshme.

Metodat e pagesave

Tornadobet ofron një larmi të gjerë metodash pagese, duke i ofruar kështu lojtarëve fleksibilitet dhe mundësi zgjedhjesh. Shuma minimale që mund të depozitoni në llogarinë tuaj varion nga $10 deri në $30, në varësi të metodës me të cilën zgjidhni të kaloni para. Platforma momentalisht suporton:

  • Visa
  • Neteller
  • Skrill
  • Paysafe Card
  • EcoPayz
  • Rapid Transfer
  • Boleto
  • AstroPay
  • Multibanco
  • Bank Wire

Gjithashtu, lojtarët mund të depozitojnë dhe me anë të kriptomonedhave, një metodë gjithnjë e më shumë popullore, ku CryptoPay dhe Bitcoin janë 2 nga opsionet.

Bonusi i mirëseardhjes Tornadobet

Tornadobet ofron një bonus mirëseardhjeje mjaft special për lojtarët e saj. Të gjithë përdoruesit që regjistrohen për herë të parë në platformë mund të përfitojnë nga një ofertë në masën 100%, deri në $100, duke depozituar minimalisht $20 në llogarinë e tyre. Por nuk mbaron këtu! Nëse depozitoni minimalisht $40 në llogarinë tuaj pasi keni përfituar bonusin e parë, ju përfitoni një të dytë. Oferta e dytë është në masën 50%, deri në $200. Kuptohet se për të tërhequr fitimet e mundshme nga bonusi, duhen përmbushur disa kushte të caktuara, brenda 60 ditëve nga depozita e parë në llogarinë tuaj. Një nga kushtet është që lojtarët duhet të luajnë të paktën 10 herë bonusin e përfituar.

Sportet dhe kompeticionet kryesore sportive

Platforma e Tornadobet ka një gamë të gjerë kompeticionesh sportive, duke sjellë evente nga ato më populloret, e deri tek sportet e reja. Pavarësisht se target-grupi i kompanisë janë lojtarët europianë, kjo nuk do të thotë se nuk mund të provoni fatin tuaj në kompeticione sportive jashtë Europës. Për shembull, kampionati amerikan i basketbollit, NBA, është një nga më popullorët në platformë. Lista e sporteve ku mund të provoni fatin tuaj në Tornadobet përfshin:

  • Futboll
  • Basketboll
  • Futboll amerikan
  • Bejsboll
  • Volejboll
  • Kriket
  • MMA
  • Boks
  • Tenis
  • Atletikë
  • Hendboll
  • Hokej
  • Sërf
  • Gara me kuaj
  • Darts
  • Snooker
  • Sporte dimërore etj

Në Tornadobet nuk kishin si të mungonin dhe e-sports. Sportet elektronike janë bërë mjaft popullore në vitet e fundit dhe në Tornadobet do të gjeni vazhdimisht evente nga kompeticionet më popullore në këtë kategori, si FIFA, Dota, CS:GO, League of Legends dhe shumë më shumë.

Sportet virtuale

Një tjetër kategori sportesh mjaft interesante mbi të cilat lojtarët mund të vendosin bast në Tornado bet janë sportet virtuale. Rezultati në eventet e kësaj kategorie përcaktohet totalisht nga algoritma të rastësishëm që përdorin inteligjencën artificiale. Këtu përfshihen disa lloje sportesh si futboll virtual, gara virtuale me kuaj, gara virtuale me qen etj. Avantazhi më i madh i sporteve virtuale është fakti se eventet e reja janë gjithmonë të disponueshme.

Baste në kohë reale dhe cash-out

Tornadobet vjen me dy veçori mjaft të rëndësishme për të gjithë adhuruesit e basteve sportive. Aftësinë për të vendosur baste në kohë reale, si dhe cash-out. Nëse klikoni butonin “Live” në krye tek menuja kryesore, do të navigoni drejt një faqeje me evente mbi të cilat mund të vendosni bast teksa ato zhvillohen. Tornadobet ofron vazhdimisht statistika të përditësuara në kohë reale për eventin me anë të grafikave vizuale. Në këtë mënyrë lojtarët janë gjithmonë të rifreskuar me lojën, dhe mund të vendosin bastin e duhur. Gjithsesi, duhet përmendur se pavarësisht informacioneve në kohë reale, Tornadobet ende nuk ofron mundësinë e ndjekjes së eventeve live.

Cash-out është gjithashtu një opsion mjaft i dobishëm për lojtarët, të cilët mund të anullojnë një bast dhe të marrin një pjesë të parave mbrapsht, nëse shohin se rezultati i eventit nuk po shkon në favorin e tyre. Opsioni cash-out është i vlefshëm për shumicën e eventeve në kompeticionet kryesore.

Tornadobet Casino

Fokusi kryesor i Tornadobet mbeten bastet sportive, por kjo nuk ka ndaluar kompaninë që të ofrojë për lojtarët e saj një kazino të kompletuar me lojëra online. Kjo kategori e Tornadobet është e mbushur me lojëra të ndryshme nga disa prej prodhuesëve më prestigjozë në këtë industri si: Microgaming, NetEnt, Playson Play N Go, iSoftbet, Pragmatic Games etj.

Lojërat e kazinosë përfshijnë ato klasike si ruletë, poker dhe blackjack. Të gjitha këto lojëra mund të luhen dhe në versionin e tyre live. Slotet janë gjithashtu mjaft popullore në kazinonë e Tornadobet, teksa lojtarët mund të navigojnë mes qindra titujve, ku mes tyre mund të përmendim: Tokens of Fortune, Hot Slot Magic Bombs, Rise of Dead, Shamrock Minere etj.

Kazinoja gjithashtu ofron opsion për të ruajtur lojërat tuaja të preferuara, të cilat mund t’i aksesoni lehtësisht në çdo moment, duke klikuar mbi butonin “Favorites”.

Bonusi i kazinosë – Tornadobet

Platforma ofron një bonus të veçantë, të pavaruar nga ai i basteve sportive, për lojtarët që regjistrohen për herë të parë në kazino. Oferta konsiston në një bonus deri në $500, i cili është i përbërë nga 2 pjesë, një ofertë 100% në masën $200 dhe një tjetër në masën 50% deri në $300. Kushtet për të përfituar fitimet potenciale nga bonusi janë pak a shumë të ngjashme me atë të sporteve. Lojtarët duhet të luajnë paratë e përfituara si bonus të paktën 25 herë, dhe vetëm atëherë mund të jenë në gjendje të tërheqin fitimet e tyre.

Suporti ndaj klientit dhe siguria

Tornadobet i vjen në ndihmë lojtarëve të saj kur ata kanë nevojë me anë të adresës së email-it, si dhe chat-it live. Për momentin suporti nëpërmjet telefonit nuk është i disponueshëm, ndërkohë që chat-i live gjithashtu nuk ofrohet 24/7. Megjithatë, lojtarët kanë raportuar se operatorët e Tornadobet janë mjaft të shpejtë dhe të sjellshëm në kthimin e përgjigjeve. Për më shumë, në faqen online do të gjeni një seksion me pyetjet më të shpeshta të lojtarëve (FAQ) dhe përgjigjet përkatëse.

Përsa i përket sigurisë, Tornadobet operon me një licensë të rregullt nga Autoriteti i lojërave të Curacao, gjë që garanton lojtarët për sigurinë e lojërave dhe të të dhënave të tyre personale. Kompania përdor tekonologjinë e njohur SSL për enkriptimin e të dhënave, një standart ky i të gjitha faqeve të lojërave të fatit në ditët e sotme.

Pyetjet e bëra më shpesh (FAQ)

Çfarë është Tornadobet Sportsbook?

Tornadobet Sportsbook është një platformë online bastesh që ofron opsione bastesh për lloje të ndryshme sportesh dhe liga në të gjithë botën. Përfshin baste live, baste para-ndeshjes dhe mundësisht një zgjedhje të basteve virtuale dhe e-sportive.

Si mund të krijoj një llogari me Tornadobet Sportsbook?

Për të krijuar një llogari me Tornadobet, vizitoni faqen zyrtare dhe klikoni butonin e regjistrimit. Ju duhet të plotësoni detajet tuaja, si emrin, datën e lindjes, një adresë të vlefshme emaili dhe çfarëdo informacioni tjetër të nevojshëm. Pas pranimit të kushteve dhe kushteve, mund të konfirmoni regjistrimin tuaj dhe të filloni të bëni baste.

Cilat janë opsionet e depozitës në dispozicion në Tornadobet Sportsbook?

Tornadobet zakonisht ofron një larmi opsionesh depozitimi, duke përfshirë por jo kufizuar në karta krediti dhe debiti (Visa, MasterCard), portofolë elektronikë (Skrill, Neteller), transferta bankare dhe metoda të tjera pagese. Disponueshmëria e këtyre opsioneve mund të varet nga vendi i banimit të lojtarit.

Si mund të tërheq fitimet e mia nga Tornadobet Sportsbook?

Tërheqjet mund të bëhen përmes seksionit ‘Arkëtar’ në llogarinë tuaj Tornadobet. Këtu, mund të zgjidhni metodën tuaj të preferuar të tërheqjes, e cila shpesh përfshin portofolë elektronikë, transferta bankare dhe karta krediti. Mund të kërkohen dokumente verifikimi për të procesuar tërheqjen tuaj, dhe koha mund të ndryshojë në varësi të metodës së përdorur.

A është Tornadobet Sportsbook e sigurt dhe legale?

Tornadobet Sportsbook operon nën një licencë nën rregullimin dhe autorizimin e qeverisë së Kurasao, e cila zakonisht siguron se ata përmbahen ndaj standardeve të caktuara të sigurisë dhe drejtësisë. Ata gjithashtu përdorin masa sigurie për të mbrojtur informacionin dhe transaksionet e përdoruesve. Megjithatë, është përgjegjësia e përdoruesit të verifikojë ligjshmërinë e basteve sportive online brenda juridiksionit të tyre përpara se të marrin pjesë.

About Jakub Majewski
Ju prezantoj Jakub Majewski, burimin tuaj të fundit për të gjitha gjërat në lidhje me baste sportive. Me një përvojë impresionuese prej 15 vitesh në industrinë, Jakub është eksperti i besueshëm që mund të mbështeteni për të naviguar në botën emocionuese të bastave sportive me precizion dhe ekspertizë.

Tornadobet Sportsbook Details


Mënyrat e depozitimit:
Visa Neteller Skrill Visa Debit Visa Electron

Mënyrat e tërheqjes:
Mastercard Bank Transfer Banking Methods E-money transfer service Entropay Neteller Skrill Visa Visa Electron

Limiti i tërheqjes:
$50.000 per day

Shtetet e ndaluara:
Afghanistan Algeria American Samoa Arab Republic Asia Australia Austria Belarus Burkina Faso Burundi Cambodia China Curacao Czech Denmark France Germany Hong Kong Iran Iraq Ireland Israel Italy Japan Myanmar North Korea Panama Philippines Russia Singapore South Africa Spain Sweden Switzerland Turkey Turkmenistan Ukraine United Kingdom US Virgin Islands USA

Licensat:
Curacao eGaming

Gjuhët e ofruara:
PO DE EN ES

Monedhat:
EUR US Dollar

Devices:
Desktop Mobile Tablet
Official Tornadobet Review Page Featured Image
Vlerësimi i përgjithshëm
★★★★★

Besimi & Ndershmëria
★★★★★
Bonuse & Promocione
★★★★★
Lojrat & Software
★★★★★
Shërbimi i klientit
★★★★★