Manchester United nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Frenkie de Jong. Mesfushori hollandez i Barcelonës është objektivi kryesor i “Djajëve të Kuq” këtë merkato vere. Për këtë arsye, drejtuesit e klubit anglez kanë ofruar tashmë plot 65 milionë euro për kartonin e lojtarit. Por duket se Barcelona nuk është e kënaqur me këtë shumë.
Spanjollët kërkojnë të paktën 75 milionë euro për të lënë De Jong të largohet. Kjo është shuma që katalanasit paguan për mesfushorin në vitin 2019, për ta sjellë atë në Camp Nou nga skuadra e Ajax. Barcelona duket e vendosur të mos bëjë kompromis për çmimin e kartonit të De Jong, por përfaqësuesit e United janë të ndërgjegjshëm për problemet financiare të spanjollëve, dhe mendojnë se mund të arrijnë një marrëveshje.
Objektivi kryesor i katalanasve është sigurimi i shërbimeve të Robert Lewandowski nga Bayern Munich. Për të bërë të mundur këtë lëvizje, Barcelona duhet të marrë më të mirën nga kartoni i De Jong, nëse lojtari largohet. Edhe në këtë rast, afrimi i bomberit polak është përsëri një operacion delikat. Kjo ka bërë që katalanasit të mos nxitohen në lëvizjet e tyre. Por çfarë mendon De Jong në lidhje me të ardhmen e tij.
Hollandezi duket i lumtur tek Barcelona, pavarësisht situatës së vështirë që klubi kaloi sezonin e kaluar. Së fundmi mesfushori është shprehur për mediat:
“Jam tek klubi më i madh në botë dhe ndihem mirë këtu…”
Por do të jetë e vështirë për hollandezin që qëndrojë në Camp Nou nëse Barcelona i tregon derën e largimit. Sidomos duke marrë parasysh se tek United e pret Erik ten Hag, ish-trajneri i tij tek Ajax. Marrëdhënia e mesfushorit me teknikun e ri të United është padyshim një faktor që mund të ndikojë tek destinacioni i tij i rradhës.