Le ti hedhim një vështrim ndeshjeve që ekspertët tanë ofrojne për parashikime të Champions League.
Dynamo Kiev vs Juventus Fiton Juventus, koef. 1.9
Dynamo Kiev arriti të eleminojë skuadra si AZ Alkmaar dhe Gent për të arritur të fazën e grupeve të këtij sezoni të Champions League. Megjithatë në këtë ndeshje do të kenë përballë një prej gjigandëve të futbollit europian, të cilët edhe pse pa Cristiano Ronaldo, do të përpiqen ta nisin mirë aventurën europiane të këtij viti.
Në 7 ndeshjet e fundit në Champions League bardhezinjtë kanë fituar 6 dhe gjithashtu kanë fituar 10 nga 13 ndeshjet e fundit në fazën e grupeve. Edhe në këtë takim janë favoritë të qartë për të marrë 3 pikët.
Lazio vs Borussia Dortmund Fiton Dortmund, koef. 2.05
Lazio e këtij sezoni është totalisht në kontrast me atë që u mësuam të shohim sezonin e shkuar. Në tre ndeshjet e fundit të kaltrit kanë humbur 2 dhe barazuar 1.
Dortmund nga ana tjetër kanë fituar 4 nga 6 ndeshje të luajtura dhe për më tepër kanë shumë më tepër eksperiencë se italianët në këtë kompeticion gjatë viteve të fundit.
Sulmuesi norvegjez Haaland ka qenë në formë të shkëlqyer për Dortmund prandaj nëse deshironi ta bëni edhe më interesant skedinën tuaj, mund ta shoqëroni fitoren e Dortmund edhe duke parashkuar golin e Haaland.
PSG vs Manchester United Shënohen më shumë se 3 gola, koef. 2.5
Një prej përballjeve më të bukura të fazës së grupeve është padyshim edhe kjo ndeshje, e cila pritet të ofrfojë gola dhe spektakël. PSG ka një mesatare prej 3.2 golash për ndeshje në 5 takimet e fundit.
Edhe ndeshjet e Manchester United deri tani kanë prodhuar rezultate me shumë gola ku në 6 takimet e luajtura deri tani janë shënuar mesatarisht 4.5 gola për ndeshje.
PSG është favorite për të fituar, por United do të përpiqet të vazhdojnë momentin e mirë pas fitores së kësaj fundjave ndaj Newcastle, prandaj nuk përjshatohet ndonjë surprizë ashtu si ndodhi herën e fundit që ata luajtën në fushën e PSG. Si rrjedhojë basti më i sigurt në bazë edhe të statistikave të sipërpërmendura është ta luani këtë ndeshje me gola.