Atletico Madrid vs Bayern Munich
Fiton Bayern Munich, koeficienti. 2.25
Gjigandët gjermanë jo vetëm vijnë si kampionët në fuqi të kompeticionit, por dhe gjatë këtij sezoni kanë treguar një formë të shkëlqyer. Bavarezët kanë grumbulluar pikët maksimale në ndeshjet që janë zhvilluar deri tani, si dhe kanë shënuar plot 15 gola. Për të mos përmendur faktin më të rëndësishëm, Bayern mundi Atletico në ndeshjen e parë të zhvilluar mes tyre me rezultatin e thelë 4-0. Spanjollët ndërkohë kanë fituar vetëm një nga ndeshjet e kësaj faze, dhe kanë barazuar dy. Prandaj shanset peshojnë më shumë në anën e Bayern Munich në këtë përballje.
Atalanta vs FC Midtjylland
Fiton Atalanta pa pësuar gol, koeficienti. 1.2
Italianët e Atalantës duken mjaft konfidentë në këtë përballje. Ata arritën të triumfonin me rezultatin e pastër 4-0 në përballjen e parë me skuadrën modeste nga Danimarka. Midtjylland gjenden në vendin e fundit me zero pikë dhe praktikisht shpresat për një vend të tretë në grup janë gjithashtu zero. Ndërkohë Atalanta do të kërkojë patjetër fitoren për t’i bërë presion Ajax-it që qëndron me pike të barabarta me të në renditje, por dhe Liverpool-it kryesues.
Marseille vs Olympiakos
Shënohen jo më shumë se 1.5 gola, koeficienti. 2
Marseille ende nuk ka shënuar asnjë gol deri më tani, dhe gjendet në vendin e fundit të grupit me 0 pikë. Francezët nuk kanë asnjë shans të avancojnë më tej në Champions League, por përballë Olympiakos mund të luajnë shanset e tyre për vendin e tretë në grup. Që do të thotë një kualifikim i mundshëm në Europa League. Nga ana e tyre grekët gjithashtu nuk kanë dëshmuar një nivel të lartë loje, me vetëm një fitore dhe një gol, të arritur pikërisht ndaj Marseille në përballjen e parë. Pra kjo ndeshje pritet të ofrojë një përballje me pak gola, por shumë të luftuar nga të dyja palët.
Vendos skedinën me koeficientët e sugjeruar në :
Nuk e di në cilin shtet operon kompania e preferuar? Kerko këtu!