Flet Harry Maguire – Kam një rol të rëndësishëm për të luajtur tek Manchester United

Mbrojtësi anglez i Manchester United, Harry Maguire, ka thënë se ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në ekip. Mefushori startoi si titullar në sfidën përballë Real Betis në Europa League, ku Manchester United triumfoi me rezultatin 1-0, duke u kualifikuar kështu në raundin e ardhshëm. Pavarësisht se mbrojtësi është aktivizuar në vetëm 5 takime me klubin e tij, që prej Kupës së Botës, Maguire vazhdon të jetë i bindur për kontributin që mund të japë në Old Trafford.

Anglezi u shpreh pas fitores ndaj Betis:

“Kam një rol të rëndësishëm si brenda ashtu dhe jashtë fushës dhe çdo ditë mundohem që ky klub të jetë më afër suksesit, pavarësisht faktit nëse luaj apo jo. Sigurisht që dua të luaj dhe të startoj në më shumë ndeshje, por po luaj rolin tim jashtë dhe brenda fushës. Të jesh titullar dhe të udhëheqësh skuadrës është një ndjesi e mirë dhe gjëja më e rëndësishme për veten time dhe për grupin.”

Maguire iu bashkua United në verën e vitit 2019 për shifrën e 80 milionë paundëve. Megjithatë, mbrojtësi i kombëtares angleze nuk ka qënë zgjedhja e parë e trajnerit Ten Hag në javët e fundit, teksa tekniku ka preferuar Lisandro Martinez dhe Raphael Varane në prapavijë.

Ndërkohë, trajneri Ten Hag gjithashtu u shpreh mjaft i lumtur për fitoren ndaj Betis. Tekniku hollandez komentoi:

“Mendoj se lojtarët luajtën mjaft mirë. Edhe kësaj rradhe lojtarët që u futën në fushë nga stoli bënë një punë fantastike. Pra mund të thuash që nuk jemi vetëm 11 lojtarë, por një ekip. Për Facundo Pellistri ishte një moment mjaft i mirë për t’u hedhur në fushë. Ai pati disa momente të mira. Në stërvitje ai ka luajtur mjaft mirë, por ndeshjet janë ndryshe…Në mbrojte veçanërisht u paraqit mjaft mirë dhe jam shumë i kënaqur me performancën e tij.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

New bookmakers
Bahigo Sportsbook
Bahigo Sportsbook

100% BONUS deri në 400 EUR mbi depozitën e parë! Vetëm për lojtarët nga Turqia dhe Zvicra

ReloadBet
ReloadBet

100% BONUS deri në 100 EUR mbi depozitën e parë!

Tornadobet Sportsbook
Tornadobet Sportsbook

100% BONUS deri në 100 EUR mbi depozitën e parë!

LSBet Sportsbook
LSBet Sportsbook

100% BONUS deri në 120 EUR mbi depozitën e parë!

bet365

Je regjistruar ne 22 BET, provo koeficientet me te larte Online!

X