22 BET, biggest odds Online!
Luaj
Pros
  • Krijuar më 1996
  • E licensuar në: The Kahnawake Gaming Commission
  • Ofron Live Betting, eSports, Casino and Live Casino
  • Ofron No Deposit Bonus
  • Ofron tërheqje të parakohshme nga basti
  • Ofron LIVE Streaming
Cons
  • Nuk operon në Australi dhe disa shtete të tjera
  • Nuk ofron LIVE STREAMING
  • Ankesat vijnë zakonisht nga të ashtuquajturit "Bonus Abusers"
  • Nuk ofron No Deposit Bonus

Everygame Sportsbook Review

Everygame është një emër me mjaft përvojë dhe eksperiencë në industrinë e basteve sportive. Kompania, e cila deri para pak kohësh njihej me emrin Intertops, vazhdon të ofrojë të njejtin shërbim elitar për lojtarët e saj. Everygame ofron bonuse mjaft të mira, koeficientë konkurrues, një larmi eventesh ku mund të provoni fatin tuaj, si dhe pagesa të shpejta. Platforma online është intuitive dhe e lehtë për t’u naviguar. 25 vitet në treg kanë bërë që Everygame të kuptojë mjaft mirë kërkesat dhe elementët më me rëndësi për lojtarët dhe të apasionuarit e basteve sportive. Në të kaluarën, Everygame nuk pranonte lojtarë nga USA, ose i përzgjidhte ata në mënyrë individuale. Kjo gjë ndryshoi në vitin 2015, kur platforma u hap për të gjithë lojtarët në USA.

Ndërfaqja

Në Everygame, sportet më popullore janë të grupuara në pjesën e sipërme majtas të faqes kryesore, ndërsa sportet e tjera renditen sipas rendit alfabetik. Navigimi është i thjeshtë, faqet ngarkohen shpejt dhe ka shumë “shortcuts” të dobishme. Ekziston edhe një funksion kërkimi, i cili mungon në shumë platforma të ngjashme. Regjistrimi është gjithashtu një process mjaft i lehtë, i cili përmbyllet në vetëm 3 hapa. Nëse doni të luani nga smartphone-i juaj nuk duhet të shqetësoheni. Megjithëse Everygame nuk ka një aplikacion të veçantë për iOS apo Android, platforma në web është përshtatur më së miri për çdo pajisje. Në fakt, ndryshe nga platformat e tjera në Everygame ju mund të aksesoni gati të gjitha lojërat që luani në desktop, dhe në versionin mobile të faqes. Platforma ju jep gjithashtu mundësinë të kërkoni evente nëpërmjet llojit të basteve që ofrohen për to.

Everygame

Sportet kryesore

Platforma i jep mundësinë lojtarëve të provojnë fatin në një sërë kompeticionesh dhe sportesh, mes të cilave: Bejsboll, Hokej, Futboll, Basketboll, Tenis, Golf, Boks, UFC, Kriket, Çiklizëm, Gara me kuaj e shumë të tjera. NBA dhe NFL janë 2 nga kompeticionet madhore ku Everygame ofron një mbulim mjaft të gjerë për të gjitha eventet. Në Everygame ju gjithashtu mund të provoni fatin në e-sports, një nga risitë e industrisë së basteve sportive. Por kompania ofron dhe një tjetër inovacion në llojet e basteve. Lojtarët mund të luajnë duke parashikuar tregun e bursës, ose rezultatin e ngjarjeve të caktuara politike, si për shembull presidenti i ardhshëm i USA, apo çmimi i një aksioni të Tesla në momentin kur mbyllet bursa.

Bastet live, ose “live betting” janë një veçori e rëndësishme e Everygame, pasi platforma ofron një modul të veçantë me evente live. Ndërfaqja përfshin tabelat e rezultateve që rifreskohen në kohë reale, animacione për të parë sesi po ecën një event i caktuar, mundësinë për të ndjekur paralelisht disa evente në të njejtën kohë, si dhe shumë elemente të tjerë interaktivë.

Bonuset dhe promocionet

Everygame ofron 3 bonuse të ndryshme mirëseardhjeje, por lojtarët duhet të zgjedhin vetëm njërin prej tyre. Asnjëra prej ofertave nuk ju siguron një përfitim të madh, por të paktën keni mundësi të zgjidhni mes tyre.

Bonusi i basteve sportive ju jep mundësinë të përfitoni 100% të vlerës së depozitës tuaj të parë, deri në $250. Ky limit është relativisht i ulët krahasuar me platforma të tjera, ku shpesh herë gjen limite deri në $1000.

Bonusi i kazinosë është më i kënaqshëm sesa ai i basteve sportive, dhe një ndër më të mirët në treg. Me këtë ofertë ju përfitoni një bonus në masën 125%, deri në $1000. Oferta e kazinosë është e vlefshme dhe për 4 depozitat e rradhës, pas asaj fillestare. Sipas Everygame ju mund të përfitoni deri në $5,550 dollarë nga ky promocion.

Bonusi i tretë i ngjan më shumë një programi referimi. Ju mund të përfitoni deri në 35% komision për çdo lojtar që referoni dhe regjistrohet në Everygame. Pagesat e këtij bonus bëhen çdo muaj, ndërsa për ta përfituar atë fillimisht duhet të regjistroheni për programin. Nga komentet e lojtarëve, Everygame pranon gati të gjitha aplikimet.

Kazinoja

Seksioni i kazinosë është një tjetër mundësi e mirë për lojtarët, teksa këtu mund të provoni fatin tuaj në lojëra klasike si: Baccarat, Blackjack, Poker, lojëra Slot etj. Nëse vendosni të luani Poker, mund të përfitoni bonusin e veçantë të vlefshëm vetëm për këtë lojë. Në depozitën tuaj të parë ju përfitoni një bonus në masën 200%, deri në $1000, plus 25 “free spins”. Përveç lojërave klasike, në Everygame do të gjeni lojëra retro, si dhe tituj të tjerë si: Witchy Wins, Vegas Lux dhe Achilles Deluxe. Video-pokeri është një tjetër opsion dhe titujt kryesorë në këtë kategori përfshijnë: Aces and Eights, Double Jackpot, All American, Jacks or Better, Bonus Deuces Wild, Double Bonus, Double Double Jackpot, Sevens Wild, Pick ‘Em Poker etj. 

Lojërat e tavolinës, ose ndryshe “table games” janë gjithashtu të disponueshme, mes të cilave titujt kryesorë janë: Baccarat, Bingo, Caribbean, 21 Caribbean, Hold’em Poker, Caribbean Stud Poker, Casino War, Craps, European Blackjack, Face Up 21, Keno, Let ‘Em Ride, Match Play 21, Pai Gow Poker, Pontoon, Red Dog, Roulette, Scratch Cards etj.

Wheel of Fortune është një nga lojërat që ka tërhequr më shumë vëmendjen e lojtarëve. Kjo për shkak të promocionit që Everygame ofron në këtë lojë. Platforma dhuron çdo ditë $1000 në Wheel of Fortune.

Një tjetër avantazh i kazinosë në Everygame është fakti se ju mund të luani fillimisht free, dhe më pas të provoni fatin duke depozituar. Ofruesit e software-it të kazinosë janë WGS dhe RealTime Gaming, dy nga emrat më prestigjozë në industri. Kjo i ofron lojtarëve garancinë se të dhënat e tyre ruhen në mënyrë të sigurtë dhe konfidenciale. Gjithashtu, lojërat janë të drejta dhe ofrojnë shanse reale për të fituar. 

Metodat e pagesave

Everygame ofron një numër të lartë metodash pagese. Mes tyre përfshihen: Visa, Mastercard, Bank Wire Transfer, EcoPayz, Neteller, Paysafe Card, Ukash, Skrill, Euro Standard Bank Transfer, Money Global, por dhe kripto-monedhat si: Bitcoin, Bitcoin Cash apo Litecoin. Valutat që pranohen nga Everygame janë: USD, EUR, GBP, AUD, CAD, HKD, DKK, NOK, SEK, ZAR, CHF, CNY. Ndërkohë, shuma minimale që mund të depozitoni në llogarinë tuaj është $20, për shumicën e metodave të pagesës. Nëse depozitoni nëpërmjet EcoPayz, limiti është vetëm $10, ndërsa metoda të tjera si p.sh Money Global kanë limit më të lartë. Tërheqjet janë zakonisht të shpejta, por nëse zgjidhni opsionin e llogarisë bankare, transaksioni mund të marrë disa ditë për t’u procesuar.

Suporti ndaj klientit

Suporti ndaj klientit është një aspekt që Everygame i ka kushtuar kujdes maksimal. Duke qënë se kompania ka 25 vite që operon në treg, ajo ka krijuar eksperiencën e duhur për t’iu përgjigjur me profesionalizëm çdo problematike. Suporti është i disponueshëm 24/7 dhe në 4 gjuhë të ndryshme: anglisht, gjermanisht, polonisht dhe italisht. Ai ofrohet nëpërmjet chat-it live si dhe email-it.

About Jakub Majewski
Ju prezantoj Jakub Majewski, burimin tuaj të fundit për të gjitha gjërat në lidhje me baste sportive. Me një përvojë impresionuese prej 15 vitesh në industrinë, Jakub është eksperti i besueshëm që mund të mbështeteni për të naviguar në botën emocionuese të bastave sportive me precizion dhe ekspertizë.

Everygame.eu Sportsbook Details


Mënyrat e depozitimit:
Mastercard Bank Transfer Bank Wire Transfer Banking Methods Bitcoin Bitcoin cash Litecoin Neteller Paysafe Skrill Ukash

Mënyrat e tërheqjes:
Bank Transfer Bank Wire Transfer Banking Methods Bitcoin cash bitpayz E-money transfer service Neteller Paysafe Card Skrill

Limiti i tërheqjes:
$25.000 per week

Shtetet e ndaluara:
Afghanistan Albania Algeria American Samoa Arab Republic Asia Australia Austria Belarus Belgium Bulgari Burkina Faso Burundi Cambodia China Curacao Cyprus Czech Czech Republic Czezh Denmark Egypt Estonia France Germany Greece Hong Kong Hungary Indonesia Iran Iraq Ireland Israel Italy Lithuania Myanmar Netherlands North Korea

Gjuhët e ofruara:
EN

Monedhat:
US dollar EUR

Devices:
Desktop Mobile Tablet
Official Everygame Review Page Featured Image
Vlerësimi i përgjithshëm
★★★★★

Besimi & Ndershmëria
★★★★★
Bonuse & Promocione
★★★★★
Lojrat & Software
★★★★★
Shërbimi i klientit
★★★★★