Komisioni i Lojërave të Fatit në Britaninë e Madhe vazhdon të përmirësojë sigurinë dhe drejtësinë në industrinë e kazinove online, duke i detyruar operatorët e kazinove të heqin kufizimet e padrejta të tërheqjes së parave të fituara nga lojtarët ose në të kundërt ata do të përballen me ligjin.
Njoftimi vjen nga ‘’ Competition and Market Authority’’ (CMA), i cili pasi hetoi mbi kazinotë online,vuri re shumë operatorë të cilët ishin të padrejtë me Termat dhe Kushtet tyre rreth tërheqjes së parave të fituara.
CMA urdhëroi organizatat e kazinove Jumpman Gaming dhe Progress Play për të hequr këto kushte kufizuese. Më parë në klauzolat e termave dhe kushteve të tyre thuhej se: lojtarët mund të tërheqin fonde nga llogaritë e tyre gjatë disa kësteve në një periudhë të zgjatur. CMA deklaroi, “ky kusht mund të çojë disa lojtarë që të luajnë përsëri,kur ndërkohë ata kanë të drejtën që të bëjnë tërheqjen e fitimit”.
Të dy kompanitë gjithashtu u detyruan të heqin kushtet e tjera që CMA i konsideronte të ‘padrejtë’, përfshirë atë të konfiskimit të fondeve të një lojtari nga llogaria e tyre, nëse ata nuk kishin hyrë në llogaritë e tyre për një kohë të caktuar.
Progress Play u detyrua gjithashtu të ndryshonte kushtet që i lejonin të konfiskonte paratë nëse një lojtar nuk e vërtetonte saktë identitetin e tij brenda një periudhe të caktuar kohore. Komisioni i Lojërave të Fatit në Britaninë e Madhe ka miratuar zyrtarisht veprimet e CMA dhe gjithashtu i urdhëron të gjitha kompanitë e tjera të lojërave të fatit që t’i përmbahen standardeve të Autoritetit deri më 31 tetor 2018.
Paul Hope, Drejtori Ekzekutiv në Komisionin e Lojërave të Fatit,deklaroi: ‘’Ne jemi të përkushtuar në rritjen e standardeve për konsumatorët në sektorin e lojërave të fatit, për të siguruar që ata po marrin një marrëveshje të drejtë. Ne tashmë kemi punuar me CMA për të trajtuar promovimet e padrejta të lojërave të fatit në internet dhe njoftimi i sotëm do të përmirësojë mënyrën se si trajtohen lojtarët.
Në korrik kemi shpallur rregulla të reja, të cilat do të shpejtojnë dhe lehtësojnë punën e Komisionit për të ndërmarrë veprime për shkelje të ligjit të konsumatorit. Kjo përfshin marrjen e masave,në rastin kur kompanitë shkelin parimet e përcaktuara nga CMA. Ne mbështesim veprimet e ndërmarra nga CMA dhe presim që të gjitha bizneset e lojërave të fatit në internet të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të përditësuar praktikat e tyre në përputhje me këto, ose të përballen me masat ligjore nga Komisioni “.