Merkato – Real Madrid bën lëvizjen e parë për Jude Bellingham

Drejtuesit e Real Madrid mendohet se kanë bërë ofertën e parë zyrtare për mesfushorin e talentuar anglez, Jude Bellingham. Madrilenët janë të gatshëm të ofrojnë plot 123 milionë paundë për lojtarin e Dortmund, teksa kërkojnë të riformojnë mesfushën e tyre, duke marrë parasysh se Luka Modric dhe Toni Kroos janë në fund të karrierës.

Sipas mediave spanjolle, oferta e Real Madrid për Bellingham konsiston në 88 milionë euro që do të ofrohen që në fillim, dhe pjesa tjetër eventualisht. Mesfushori anglez mendohej se kishte vendosur t’i bashkohej Real Madrid verën e kaluar, por tashmë po rishikon përsëri ofertat nga klubet e Premier League.

Chelsea, Manchester United, Liverpool dhe Manchester City janë linkuar vazhdimisht me emrin e Bellingham. Ndërkohë Newcastle gjithashtu mendohet t’i jetë bashkuar garës për talentin e kombëtares angleze. Fillimisht u mendua se drejtuesit e Real Madrid kishin hequr dorë nga Bellingham, për shkak të konkurrencës mjaft të fortë financiare nga klubet e Premier League. Megjithatë, në Madrid vazhdon të ekzistojë besimi se Bellingham mund të zbarkojë ne Bernabeu në startin e sezonit të ardhshëm.

Lojtari po kalon një moment disi të vështirë gjatë javëve të fundit, teksa ka 1 muaj që nuk ka regjistruar asnjë gol apo asist. Drejtori sportiv i Dortmund, Sebastian Kehl, komentoi situatën duke thënë se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Kehl u shpreh:

“Mbase ai po humbet disa mundësi për të shënuar që do t’i shndërronte në gol në pjesën e parë të sezonit… Ai punon fort, kërkon dhe kërkon më shumë. Ka momente që kjo është normale. Duhet pranuar se një lojtar nuk mund të luajë gjithmonë në nivelin e tij më të lartë.”

Kujtojmë se Bellingham është duke u kujdesur gjatë javëve të fundit për një dëmtim të lehtë në gjurin e majtë. Kjo është dhe arsyeja se përse lojtari ka mbajtur të veshur një fasho në sfidat e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

New bookmakers
Bahigo Sportsbook
Bahigo Sportsbook

100% BONUS deri në 400 EUR mbi depozitën e parë! Vetëm për lojtarët nga Turqia dhe Zvicra

ReloadBet
ReloadBet

100% BONUS deri në 100 EUR mbi depozitën e parë!

Tornadobet Sportsbook
Tornadobet Sportsbook

100% BONUS deri në 100 EUR mbi depozitën e parë!

LSBet Sportsbook
LSBet Sportsbook

100% BONUS deri në 120 EUR mbi depozitën e parë!

bet365

Je regjistruar ne 22 BET, provo koeficientet me te larte Online!

X