Ndeshje dhe Parashikime, Champions League!

Të ndjekim nga afër analizën tonë për ndeshje dhe parashikime nga kampionati më i ndjekur…

Pas një pushimi 2-3 javor ketë mesjavë rikthehet turneu më i bukur dhe më i ndjekur në botë, Uefa Champions League. Ashtu sic edhe javët e tjera edhe këtë javë kemi ndeshje dhe parashikime mjaft interesante për tu parë dhe shijuar. Ditën e martë zhvillohen ndeshjet e grupeve A,B,C dhe D.

Grupi A

Ndeshjet që zhvillohen në këtë grup janë Galatasaraj vs Real Madrid si dhe Club Brugge vs PSG. 

Bie në sy ndeshja ndërmjet turqëve dhe spanjollëve. Këto dy skuadra ndodhen ne vendi e 3-të dhe të 4-t me nga 1 pikë secili në dy ndeshjet e para të zhvilluara në këtë grup. Të dyja skuadrat kanë barazuar në ndeshjen me Club Brugge dhe kanë humbur ndaj skuadrës franceze të PSG. 

Një fillim jo i mirë ky sidomos për mbretërit e Europës , që në këtë ndeshje duken dukshëm favoritë sepse vendosin në rrezik të madh kualifikimin e tyre per në fazën tjetër të kompeticionit. Por asgje nuk është e lehtë në këtë ndeshje sepse turqit luajnë në shtëpinë e tyre dhe kjo e bën më të vështirë për madrilenët.

Ndeshja tjetër është një ndeshje pa shumë histori , ku skuadra pariziene edhe pse si mike është dukshem shumë favorite.PSG kryeson tabelën me 6 pikë pas dy ndeshjevë të para e ndjekur nga Club Brugge me 2 pikë. Ashtu si në dy ndeshjet e para, skuadra e PSG pritet të dale me 3 pikë nga kjo ndeshje.

Grupi B 

Dy ndeshjet që zhvillohen në grupin B janë: Totenham vs Fc Crvena Zvezda dhe Olympiakos vs Bayern Munich.

Bayern Munich kryeson tabelën me pikë të plota pas dy ndeshjeve të para. Në ndeshjen ndaj Olympiakosit të vendit të 3 , pritet të jetë një ndeshjë luftuese, por gjermanët duket se nuk kanë rivalë në këtë grup dhe edhe në këtë ndeshje pritet një fitore e tyre.

Pas shkatërrimit të pësuar nga Bayern ndeshjen e kaluar me rezultatin 2-7, skuadra angleze duhet të rigjejë forcat dhe të kthehet në formën e tyre më të mirë. Skuadra finaliste e sezonit të kaluar ndodhet në vendin e fundit në grup me 1 pikë dhe perballë ka skuadrën serbe e cila ndodhet e dyta me 3 pikë. 

Kjo ndeshje duket e barabartë pas formës së dobët të skuadrës angleze, por kjo ndeshje mund të jetë kthesa e tyre dhe pritet që të marin nje rezultat të mirë dhe të dalin me 3 pikë, aq më pak që luajnë në Angli.

Grupi C

Në orën 18:55 luhet ndeshja e parë e ketij grupi për këtë javë, Shakhtar Donetsk vs Dinamo Zagreb. Të dy skuadrat gjenden në kuotë të njëjtë pikësh me nga 1 humbje (kundrejt Man City) dhe nga 1 fitore (kundrejt Atalantës). Skudra vendëse shihet favorite pasi luan në shtëpinë e tyre por ndeshja pritet të jetë  e luftuar për vendin e dytë.

Ndeshja tjetër është një ndeshje jo shumë interesante. Një Atalanta ndryshe nga ajo e kampionatit dhe me dy humbje në grup dhe një Man City favorit për fitimin e këtij kompeticioni këtë vit. Ndeshjat pritet të jëtë pa shumë histori me një fitore pothuajse të sigurt per skuadrën nga manchesteri.

Grupi D

Në grupin D në orën 18:55 zhvillohet ndeshja Atletico Madrid vs Bayer Leverkusen. Skuadra spanjolle ndan vendin e parë me Juventusin me nga 1 barazim dhe 1 fitore, ndersa skuadra gjermane ndodhet në vendin e fundit me 2 humbje dhe 0 pikë. Sic duket edhe nga statistikat skuadra nga Madridi pritet të marri fitoren e dytë ne 3 ndeshjet e para në grup, një fitore që bësoj se do të jetë jo shumë e vuajtur.

Ndeshja tjetër është ajo ndërmjet Juventusit dhe Lokomotiv Moskow. Lokomotiva Moskow ndodhet vetëm 1 pikë pas skuadrës italiane me 1 fitore dhe një humbje, fitore e arritur ndaj Bayer Leverkusen. Por përballë ka një nga skuadrat pretendente për fitimin e këtij kompeticioni. 

Përvec të gjithave , Juventusi është skuadra që ska asnjë humbje këtë vit ne Europe,një skuadër që po kalon një formë mjaft të mirë, që edhe në këtë ndeshje pritet ti marë pikët e plota. 3 pikët e kësaj ndeshjeje pritet të qëndrojnë në Itali.

Me këto ndeshje dhe parashikime shpresojmë tju kemi dhëne një ide më të mirë për bastin tuaj të rradhës.

Zgjidh kompaninë për Baste Live

[bonustable num=4 tag=’Albania’ ]

5 Replies to “Ndeshje dhe Parashikime, Champions League!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

New bookmakers
Melbet Sports
Melbet Sports

100% BONUS deri në 100 EUR mbi depozitën e parë.

MobileBet Sports
MobileBet Sports

200% BONUS deri në 30 EUR mbi depozitën e parë.

Mr.Play Sports
Mr.Play Sports

100% BONUS deri në 100 EUR, vetëm për lojtarët e rinj.

bet365 Sports
bet365 Sports

100% BONUS deri në 100 EUR mbi depozitën e parë.