Premier League – Mauricio Pochettino arrin akordin verbal me Chelsea

Mauricio Pochettino ka arritur një marrëveshje verbale me drejtuesit e Chelsea, për të qënë trajneri i ri i bluve të Londrës, duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Tekniku argjentinas ka qënë i lirë që prej fundit të sezonit të kaluar, kur u largua nga Paris Saint-Germain. Gjithsesi, duket se ka ardhur momenti që Pochettino të rikthehet përsëri në Premier League.

Për momentin Chelsea drejtohet nga Frank Lampard si trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit. Lampard mori drejtimin e pankinës pas shkarkimit të Graham Potter. Pavarësisht humbjeve rresht të bluve dhe paraqitjeve tejet zhgënjyese edhe në Europë, Lampard pritet të qëndrojë në rolin e tij deri në fund të sezonit.

Kujtojmë se Chelsea ka ndërruar 3 herë trajnerin që prej marrjes së presidencës së klubit nga ana e Todd Boehly. Ky i fundit shkarkoi gjermanin Thomas Tuchel, përpara se të emëronte Graham Potter në krye të ekipit, i cili gjithashtu u shkarkua më vonë për t’i lënë vend Lampard si trajner i përkohshëm.

Pochettino ndërkohë është linkuar dhe me një rikthim të mundshëm tek Tottenham, por gjasat që kjo të ndodhë janë të pakta. Argjentinasi kaloi plot 5 sezone në krye të klubit, duke arritur dhe finale e Champions League në vitin 2019. 

Spursat ndërkohë janë vënë në kontakte me Julian Nagelsmann, dhe duket se ky i fundit është shprehur optimist për një aventurë të re, kësaj rradhe në Angli. Nagelsmann ishte fillimisht një kandidaturë për rolin e trajnerit tek Chelsea, por sipas burimeve mediatike gjermani hoqi dorë vet nga kjo mundësi. Ish-tekniku i Bayern ka qënë nën radarin e Tottenham që para dy vitesh, kur londinezët ishin në kërkim të një trajneri pas shkarkimit të portugezit Jose Mourinho. Mesa duket presidenti Levy do të përpiqet edhe një herë tjetër për të bindur Nagelsmann që ky i fundit t’i bashkohet Tottenham.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

New bookmakers
32Red Casino & Sportsbetting Review
32Red Casino & Sportsbetting Review

150% BONUS deri në 150 EUR mbi depozitën e parë!

Unibet Review
Unibet Review

400% BONUS deri në 40 EUR mbi depozitën e parë prej 10 EUR

Bahigo Sportsbook
Bahigo Sportsbook

100% BONUS deri në 400 EUR mbi depozitën e parë! Vetëm për lojtarët nga Turqia dhe Zvicra

ReloadBet
ReloadBet

100% BONUS deri në 100 EUR mbi depozitën e parë!

bet365

Je regjistruar ne 22 BET, provo koeficientet me te larte Online!

X