Raheem Sterling, projectohet nga Real Madrid.
Tashmë kanë kaluar 2 muaj nga mbyllja e merkatos së transferimeve, por gjithsesi informacionet mbi lëvizjet e mundshme vazhdojnë të mbushin shtypin sportiv. Një lajm “bombë” vjen nga Anglia në të cilin thuhet se Real Madrid është interesuar për futbollistin anglez të Manchester City, Raheem Sterling, dhe janë të përgatitur të ofrojnë Gareth Bale në ofertën e tyre.
Futbollisti i kombëtares angleze ka bërë një start fantastik të sezonit dhe është për momentin një nga lojtarët ofensivë më numrat më të mirë në futbollin europian me 13 gola në 15 paraqitje në të gjtha kompeticionet. Është pikërisht forma e treguar deri tani prej tij që i ka bërë madrilenët ta dëshirojnë 24-vjecarin në Santiago Bernabeu.
Sipas Sky Sports përfaqësues të Real Madrid do të udhëtojnë për ta parë nga afër Sterling në ndeshjet që kombëtarja angleze do të zhvillojë përballë Kosovës dhe Malit të Zi para se të paraqesin ofertën e tyre prej 70m £ plus Gareth Bale.
Presidenti i madrilenëve, Florentino Perez, është i dëshpëruar për ta pasur anglezin në klubin e tij dhe sipas raportimeve përfaqësues të Sterling kanë pasur bisedime me ata të Real Madrid edhe gjatë verës.
Manchester City nuk ka nevoja financiare dhe padyshim që do të përpiqen ta mbajnë me cdo kusht Sterling duke qenë se ai është shndërruar në një prej futbollistëve kryesorë të tyre.
Gjithashtu një tjetër faktor që pritet vështirësojë këtë transferim është fakti që “Citizens” dhe trajneri i tyre Pep Guardiola nuk kanë shfaqur interes për Gareth Bale dhe kësisoj oferta e madrilenëve mund të jetë për ta më pak joshëse sesa i duket publikut sportiv.