Disa prej jush mund ta kenë menduar prej kohësh këtë gjë, por këtë sezon askush mund nuk mund ta vërë në diskutim. Robert Lewandowski është aktualisht numri 9 më i mirë në botë.
Luis suarez, Harry Kane, Sergio Aguero, Karim Benzema, të gjithë emra që, së bashku me polakun, në një moment apo tjetër kanë ndarë opinionet e publikut se cili është më i miri. Këtë sezon asnjëri prej tyre nuk i afrohet numrave të sulmuesit të Bayern.
Polaku 31-vjecar ka shënuar 23 gola deri tani për klubin dhe kombëtaren, një statistikë pothuajse absurde nëse marrim parasysh që jemi vetëm në fillim të muajit nentor.
Lewandowski ka shënuar në cdo ndeshje të luajtur në Bundesliga, një total prej 13 golash në 9 ndeshje me një mesatare të 1 goli cdo 60 minuta loje. Rivali më i afërt në kampionatin gjerman është Timo Werner(Leipzig) me 6 gola, numër aspak i keq, por që është më pak se gjysma e golave të shenuar nga Lewandowski.
Jemi vetëm në cerekun e parë të sezonit, por titulli i golashënuesit më të mirë të kampionatit gjerman me shumë mundësi do të shkojë serish tek sulmuesi i Bayern, titull që do të jetë i 5-ti i këtj lloji për të. Përvec Kepucës së Artë të kampionatit gjerman dhe asaj europiane, një tjetër arritje impresive është në horizontin e mundësive të Lewandowski këtë sezon. Bëhet fjalë për rekordin e golave të shënuar në një sezon të vetëm të Bundesliga, një record që mbahet nga legjendari Gerd Muller që në sezonin 71/72 shënoi 40 gola.
Lexo gjithashtu: Ja cfarë tha Ronaldo për France Football!
Numrat e sulmuesit të Bayern bëhen akoma më të pabesueshëm nëse merret parasysh fakti që bavarezët nuk janë në formën e tyre më të mirë aktualisht. Nga 24 gola të shënuar nga bavarezët në Bundesliga, 13 mbajnë firmën e Lewandowsi. Megjithatë performanca e tij e shkëlqyer nuk mbetet vetëm në kufijtë e kampionatit gjerman. Polaku ka shënuar 5 gola në Champions League dhe 2 në kupën e gjermanisë. Forma e tij në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit europian e ka bërë të kalojë Van Nistelrooy duke u bërë golashënuesi i 5-të më i mirë në historinë e Champions League me 58 gola, vetëm 2 më pak se Benzema që ndodhet para tij.
Shifrat e këtij sezoni mund të jenë të jashtëzakonshme, por forma e mirë e Lewandowski nuk mund të quhet si surprizë. Polaku ka qenë në mënyrë konstante pjesë e golashënuesve më të mirë. Sezonin e shkuar e mbylli me 40 goal ne 47 ndeshje dhe në 4 vitet e fundit ka qenë golashënuesi më i mirë i kampionatit gjerman.
Këtë vit Lewandowski është pretendent kryesor jo vetëm për shpalljen për herë të 5-të rradhazi si kryegolashënues i Bundesliga, por edhe i Këpucës së Artë Europiane. Duke pasur parasysh emrat e dominuesve të këtij cmimi vitet e fundit, emra si Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Luis Suarez, kjo nuk do të ishte një arritje e vogël për sulmuesin e Bayern.
Gjithmonë është konsideruar i jshtëzakonshëm, por ky sezon mund të jetë një shtesë e lavdishme e historisë së Lewandowski tek Bayern Munich dhe konfirmimi i tij si numri 9 më i mirë në botë.