Maurizio Sarri për Ronaldo…
Dalja nga fusha për të dytën ndeshje rradhazi e Cristiano Ronaldo shkaktoi shumë polemika në rrjetet sociale dhe mediat online. Ndërsa Juventus ishte ende në fushë përballë Milan, vëmendja e ndjekësve të sportit u përqëndrua tek Ronaldo dhe reagimi i tij pas zëvendësimit.
E njëjta situatë vijoi edhe pas përfundimit të ndeshjes ku opinionet ishin të ndryshme mbi arsyet e daljes së portugezit nga loja dhe se cdo të thoshte reagimi i tij.
Për tu dhënë përgjigje këtyre pyetjeve shërbyen fjalët e teknikut italian të Juventus, Maurizio Sarri i cili u shpreh se Cristiano Ronaldo ka luajtur me një dëmtim në gjurin e tij dhe e ka falenderuar yllin portugez për këtë.
Juventus bëri një tjetër ndeshje jo bindëse dhe u desh një gol i vonë i Paulo Dybala që të merrnin 3 pikët dhe të riktheheshin në krye të renditjes. Argjentinasi u aktivizua në minutën e 55-të në vend të Cristiano Ronaldos dhe arriti të rezultonte edhe njëherë tjetër deciziv. Për sa i përket portugezit në media u përfol se ai u largua nga stadiumi 3 minuta përpara shokëve të skuadrës, një veprim që menjëherë zuri të komentohej në media dhe u deshën fjalët e trajnerit Sarri që kjo situatë të merrte një kontekst më pak negativ.
“Duhet ta falenderojmë Ronaldon, sepse ai bëri një sakrificë për të qenë në fushë sonte në një situatë të vështirë. Ai bëri cdo gjë që mundej për të luajtur, por unë pashë se nuk po ndihej mirë dhe mendova se do të ishtë më e përshtatshme që ta nxirrja nga loja,”- deklaroi italiani për Sky Sport Italia.
“Është e natyrshme që një lojtar të jetë i irrituar pas daljes nga fusha, sidomos nës është përpjekur aq shumë për të qenë aty. Gjatë muajit të fundit ai ka pasur një problem të vogël me gjurin, pati një përplasje në stërvitje dhe dëmtoi ligamentin. Nëse stërvitet ose luan me intensitet të lartë, ky dëmtim e zhbalancon atë, dhe përfundon në sforcim duke duke dëmtuar muskujt e pulpës dhe kofshës.”
“Kjo gjë është duke ndikuar tek performancat e Ronaldo dhe ai nuk është në më të mirën e tij momentalisht. Të gjithë lojtarët që përpiqen të japin maksimumin do të kenë 5 minuta të acaruara pas zëvendësimit, por një trajner duhet të jetë më i shqetësuar nëse ata nuk do të dukeshin të mërzitur.”
Për sa i përket lojës së skuadrës së tij ndaj Milan, Sarri deklaroi:
“Më pëlqeu shpirti i skuadrës, por duhet të përmrësohemi ende shumë për sa i përket cilësisë, sepse kemi bërë shumë gabime, humbëm shumë herë topin dhe i lamë Milan shumë hapësira. Ata patën godtije në portë, por ishin pothuajse të gjitha nga jashtë zonës. Ata kanë mjaft cilësi në pasime dhe bënë një paraqitje përtej performancave të tyre mesatare këtë sezon.”
Pavarësisht gjithckaje, në përfundim Juventus doli me 3 pikë nga një përballje jo e lehtë, pavarësisht se loja e bardhezinjve ende calon. Për sa i përket marrëdhënies Cristiano-Sarri njihen vetëm pamjet televizive dhe fjalët e teknikut italian dhe koha do të tregojë se cili është raporti i vërtetë mes tyre.
Megjithatë, e mira për të gjitha palët do të ishte që kjo situatë të kalonte dhe Juventus të rikthehej dominues i udhëhequr nga Ronaldo në fushë dhe Sarri nga pankina pasi kampionët e mëdhenj kanë nevojë për njëri-tjetrin për ta cuar skuadrën e tyre drejt trofeve.