22 BET, biggest odds Online!
Luaj

Merkato – Arsenal kërkon Raphinha dhe Ferran Torres

Londinezët e Arsenal janë në kontakte me Barcelonën mbi mundësinë e transferimit të Raphinha dhe Ferran Torres në Emirates. Sipas raportimeve të 90min, Mikel Arteta është në kërkim të një anësori që prej merkatos së verës, dhe tentativat e derimëtanishme kanë dështuar. Arsenal shfaqi interes konkret për Raphinha që verën e kaluar, por oferta e … Read more

Merkato – Barcelona kërkon Ferran Torres

Objektivi numër 1 i Barcelonës në merkaton verore, është sulmuesi spanjoll i Manchester City, Ferran Torres. Ky është raportimi që vjen nga prestigjozja “Sport.es”, e cila ka zbuluar dëshirën e trajnerit Xavi Hernandez. Ky i fundit kërkon një lojtar që do të ketë impakt të menjëhershëm tek loja e Barcelonës. Katalanasit janë në një krizë … Read more

Merkato – Ferran Torres kërkon largimin nga City, ja klubi që lojtari ëndërron

Sipas raportimeve më të fundit të Express në Angli, Ferran Torres i Manchester City, i ka komunikuar klubit dëshirën e tij për t’u larguar. Sulmuesi i “qytetarëve” dëshiron një transferim në Spanjë, tek Barcelona. Torres e nisi në mënyrë të shkëlqyer sezonin në Premier League, por një dëmtim i rëndë bëri që spanjolli të humbasë … Read more

El Clasico – Real Madrid mposht Barcelonën në Santiago Bernabeu

Real Madrid kryeson tashmë i vetëm La Liga-n pas fitores 3-1 ndaj Barcelonës në El Clasico. Të besuarit e trajnerit Ancelotti shfrytëzuan mjaft mirë mundësitë në momentin e duhur, duke u shkaktuar rivalëve humbjen e parë në kampionat. Ishte Karim Benzema ai që hapi serinë e golave për madrilenët në minutën e 12’ të takimit. … Read more

Barcelona – E ardhmja e Adama Traoré ende e paqartë

Adama Traoré ka qënë padyshim një nga lojtarët më të dalluar të Barcelonës, që prej ardhjes së tij në Camp Nou gjatë merkatos së janarit. Sulmuesi erdhi nën hijen e transferimeve më të bujshme si ai i Ferran Torres apo Pierre Emerick Aubameyang. Por Traoré ka fituar tashmë një vend si titullar në ekipin e … Read more

Merkato – Juventus, Inter dhe Milan në ndjekje të sulmuesit të Barcelonës

E ardhmja e Memphis Depay te Barcelona është në dyshim. Ky është lajmi që ka publikuar prestigjozja “sport.es”, sipas të cilës hollandezi është tashmë i ndërgjegjshëm se roli i tij në skuadër nuk është më ai që ishte në fillim të sezonit. Trajneri Koeman ishte mbështetësi më i madh i Depay dhe largimi i tij … Read more

Erling Haaland – Manchester City në “pole position” për kartonin e sulmuesit

Sipas Football Insider, Manchester City është ekipi që kryeson momentalisht garën për kartonin e bomberit të Borussia Dortmund, Erling Haaland. Kjo falë lidhjeve që babai i lojtarit ka me klubin anglez. Kryesuesit e Premier League po kërkojnë një sulmues që të udhëheqë vijën ofensive, dhe pas dështimit të lëvizjes për Harry Kane, Haaland është tashmë … Read more

Merkato – Manchester United dhe Chelsea monitorojnë Araujo

Ronald Araujo është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Barcelonës gjatë 2 sezoneve të fundit. Por mbrojtësi uruguajan ende nuk ka firmosur një rinovim kontrate me klubin spanjoll, dhe kjo situatë ka tërhequr vëmendjen e ekipeve rivale në Europë, të cilat janë të interesuara në kartonin e futbollistit. Araujo është përmirësuar dukshëm … Read more

Merkato – Steven Gerrard telefonon Philippe Coutinho

Philippe Coutinho mund të rikthehet në Premier League, teksa raportimet e fundit kanë bërë me dije se trajneri i Aston Villa, Steven Gerrard, ka komunikuar personalisht me mesfushorin në telefon. Aston Villa ka qënë mjaft mbresëlënëse, që prej ardhjes në krye të pankinës së legjendës së Liverpool. Por megjithatë, skuadrës ende i mungon kreativiteti në … Read more

Ousmane Dembele drejt largimit nga Barcelona – Dështojnë bisedimet për rinovim

Sipas raportimeve më të fundit të 90min, raundi i fundit i bisedimeve mes Ousmane Dembele dhe Barcelonës, për një rinovim të mundshëm kontrate ka dështuar. Kjo do të thotë se sulmuesi francez është i lirë të diskutojë me klube të tjera gjatë merkatos së janarit. Dembele po i afrohet 6 muajve të fundit të kontratës … Read more