Kush do të jetë trajneri i ardhshëm i Bayern Munich?

Bayern munich

Humbja shokuese 5-1 e Bayern Munich përballë Frankfurt do të jetë ndeshja e fundit për Niko Kovac në stolin bavarez. Vendimi i drejtueve të Bayern u bë publik   mbrëmjen e të dielës dhe duhet thënë se të pakktë mund të jenë ata që i ka surprizuar ky lajm.

Por cili do të jetë zëvendësuesi i kroatit? Le të shohim disa prej emrave që janë kandidatë të mundshëm për stolin bavarez.

Jose Mourinho tek Bayern Munich?

Emri i portugezit është ndoshta kryesori në këtë listë. Mourinho vazhdon të jetë pa klub që prej shkarkimit të tij nga Manchester United. Fitues i kampionateve në Spanjë, Angli, Itali dhe Portugali, Special One ka pranuar në një prej intervistave të fundit se është duke mësuar gjermanisht. Ndoshta mundësia për të qenë i suksesshëm edhe në një tjetër kampionat madhor është joshëse për të, dhe përvec Bundesliga, Bayern është një klub me të cilin Jose mund të përpiqet për të fituar një tetër Champions League.

Massimiliano Allegri

Një tjetërr trajner i klasit botëror që është momentalisht pa klub.  I shkarkuar këtë verë nga Juventus, italiani ka qenë shpëshherë objekt spekulishesh prej mediave të cilat e kanë lidhur atë me stolin e skuadrave si Manchester United apo Arsenal. Megjitahtë tashmë edhe Bayern Munich është një opsion dhe bavarezët padyshim do ta donin një trajner fitues si ai. Edhe pse mungesa e suksesit në Europë është një argument kundër Allegrit, aftësia e tij për të marrë më të mirën prej lojtarëve mund ta bindë Bayern ta zgjedhë.

Arsene Wenger

Një trajner gjermanisht-folës dhe që ka drejtuar një klub të madh i Arsenal për mbi 20 vjet. Wenger është një prej trajnerëve veteranë të futbollit europian dhe si i tillë do ta kishte menjëherë respektin e lojtarëve dhe ambientit bavarez.

Sic tregon edhe forma e Arsenal gjatë 18 muajve të fundit, Arsene Wenger nuk ishte duke bërë një punë shumë më të mirë sec dukej gjatë viteve të fundit të tij në drejtim të një Arsenali në krizë. Bayern është momentalisht në një mini-krizë rezultatesh dhe francezi e ka vërtetuar veten të aftë për të manaxhuar situate të këtij lloji.

Erik ten Hag

Një ish-trajner i skuadrave të moshave tek Bayern Munich i larguar për tek Ajax, në drejtim të të cilëve ka arritur shumë, ku vlen të thesohet performance e tyre në edicionin e kaluar të Champions League.

I pyetur së fundmi për një rikthim të mundshëm në Allianz Arena, ten Hag ka refuzuar ta përjashtojë si mundësi, por Ajax nuk pritet ta lejojë largimin e tij në mes të sezonit. Megjitahtë një klub i madhësisë së Bayern ka aftësitë për ti bërë gjërat të ndodhi dhe, të paktën teorikisht, Erik ten Hag do të prodhonte llojin e futbollit që bordi dhe fansat bavarez pëlqejnë të shohin nga skuadra e tyre.

Tagged with:

Leave a Comment