22 BET, biggest odds Online!
Luaj

Manchester United – Sir Jim Ratcliffe kërkon Gareth Southgate për të zëvëndësuar Ten Hag në verë

Sir Jim Ratcliffe ka zgjedhur Gareth Southgate si alternativën e parë në listë, për të zëvëndësuar Erik ten Hag, në krye të pankinës së Manchester United në verë. Kontrata e Southgate me kombëtaren angleze të futbollit skadon në dhjetor, dhe Federata Angleze po bën maksimumin e vet për të bindur Gareth që të rinovojë kontratën. … Read more

PSG bën gati ofertën stratosferike për superstarin e Manchester United

Paris-Saint Germain po monitoron Marcus Rashford, si zëvëndësuesin e mundshëm të Kylian Mbappe, i cili pritet të largohet në fund të sezonit. Gjigandët francezë janë duke përgatitur një ofertë prej 80 milionë paundësh, në shpresën për të bindur drejtuesit e United që të heqin dorë prej sulmuesit anglez. Megjithatë, transferimi do të jetë mjaft i … Read more

Premier League – Jarrad Branthwaite bëhet shënjestra kryesore e Manchester United për sezonin e ardhshëm

Manchester United kryeson garën për kartonin e talentit të Everton, Jarrad Branthwaite. Anglezi është një ndër lojtarët që ka rënë më shumë në sy gjatë këtij sezoni të Premier League, dhe duket se drejtuesit e “Djajëve të Kuq” kanë piketuar mbrojtësin si objektivin kryesor për merkaton e ardhshme të verës. Sipas mediave angleze, bordi i … Read more

Premier League – Manchester United në garë me Liverpool për talentin e Ligue 1

Drejtuesit e Manchester United duket se janë të vendosur të hidhen në garë, për talentin e Lille, Leny Yoro. Mbrojtës ka impresionuar me paraqitjet e tij në kampionatin francez, dhe kjo ka bërë që adoleshenti të tërheqë vëmendjen e shumë klubeve europiane. Përvec United, duket se dhe Liverpool po monitoron nga afër lojtarin, dhe në … Read more

Premier League – Manchester United duke monitoruar Ivan Toney

Manchester United është duke monitoruar sulmuesin e Brentford, Ivan Toney. Megjithatë, “Djajtë e Kuq” nuk do të përfshihen në një luftë financiare për shërbimet e tij në verë. Trajneri i United, Erik ten Hag kërkon të sjellë një sulmues të klasit botëror në Old Trafford, për sezonin e ardhshëm, dhe Toney është një nga emrat … Read more

Premier League – Michael Olise mes Chelsea dhe Manchester United

Chelsea vazhdon të jetë i interesuar për shërbimet e asit të Crystal Palace, Michael Olise. Megjithatë, sipas mediave angleze, anësori preferon më tepër një transferim tek Manchester United, që gjithashtu interesohet për të. Tashmë të gjithë në Angli duket se kanë pranuar faktin se Olise do të largohet nga Palace në fund të sezonit, por … Read more

Manchester United – Al Nassr bën gati ofertën për dy nga yjet e “Djajëve të Kuq”

Arabët e Al Nassr po bëjnë gati një ofertë mjaft të mirë financiare për Casemiro dhe Aaron Wan-Bissaka. Manchester United është gati të heqë dorë prej disa nga lojtarëve aktualë, duke u nisur dhe nga nevojat financiare të klubit. Drejtori sportiv i klubit anglez, John Murtough, mësohet se ka fluturuar drejt Arabisë Saudite për të … Read more

Manchester United gati të fillojë bisedimet me Benfica për Joao Neves

Drejtuesit e Manchester United po planifikojnë të nisin bisedimet me Benfica, për të sjellë në Old Trafford talentin Joao Neves. Mesfushori i cili është vetëm 19 vjec ka siguruar tashmë vendin e titullarit në klubin e tij, dhe ka rënë në sy me paraqitjet mjaft bindëse në fushën e blertë. Neves është aktivizuar gjithsej në … Read more

Manchester United – Raphael Varane mund të largohet që në janar

Manchester United është gati të pranojë oferta për kartonin e Raphael Varane gjatë merkatos së janarit. Kontrata e mbrojtësit francez me “Djajtë e Kuq” skadon në fund të këtij sezoni, ndërsa klubi ka opsionin për të rinovuar kontratën e tij me 1 vit ekstra. Momentalisht Varane mund të diskutojë me klube të tjera, lidhur me … Read more

Manchester United – “Djajtë e Kuq” me sytë nga talenti i Bologna

Drejtuesit e Manchester United janë duke konsideruar një lëvizje në merkaton e janarit, për sulmuesin e talentuar të Bologna, Joshua Zirkzee. Anglezët janë duke menduar për përforcime në repartin e sulmit, teksa të besuarit e trajnerit Ten Hag e kanë patur mjaft të vështirë të konvertojnë në gol shancet e krijuara para portës këtë sezon. … Read more